Office 2010 në gjuhën shqipe - Pakoja e ndërfaqes së gjuhës (LIP) për Office 2010

Microsoft ka publikuar Pakon e ndërfaqes së gjuhës shqipe per suiten e re te softuerëve produktivë Microsoft Office 2010. Nëse perdorni Microsoft Office 2010, pa marë parasysh se qfar edicioni, atëherë klikoni me poshtë për të shkarkuar pakon e gjuhës shqipe për suiten tuaj produktive.

Pakoja e ndërfaqes së gjuhës për Microsoft Office 2010 siguron një ndërfaqe në shqip të përdoruesit për shumë programe të Microsoft Office 2010. Duke përdorur Paketën e gjuhës Shqipe së ndërfaqes së Office 2010, përdoruesit mund të punojnë në instalimin origjinal të mbështetur të versionit të gjuhëve të aplikacioneve të Office-it dhe të paraqesë komandat dhe opsionet për ato aplikacione në gjuhën e Paketës së gjuhës së ndërfaqes.

Office Language Interface Pack 2010

Microsoft Office Language Interface Pack 2010 në gjuhën shqipe mbështet një ndërfaqe të përdoruesit në gjuhën shqipe për programet Word 2010, Excel 2010, Outlook 2010, PowerPoint 2010 si dhe OneNote 2010. Ndihma nuk mund të kalojë në gjuhën e Office Language Interface Pack 2010 – Shqip. Ndihma do të mbetet gjithmonë në gjuhën e instalimit origjinal. Vendose gjithmonë ndihmën e afishimit në listën me lëshim poshtë në gjuhën bazë.

Office Language Albanian Interface Pack 2010 mund te shkarkohet falas ne adresen e meposhtme ne Qendrën e shkarkimeve te Microsoftit:

Përmirësimi i Paketës (Update) së gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it nuk është i mbështetur. Nëse je duke përmirësuar Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office 2010, të lutem, largo Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office 2003 ose Microsoft Office 2007 para se të instalosh Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office 2010.

Udhëzime për të instaluar Office 2010 në gjuhën shqipe

  • Shkarko skedarin languageinterfacepack-x86-sq-al.exe ose languageinterfacepack-x64-sq-al.exe dhe ruaje skedarin në hapësirën e ngurtë të diskut.
  • Kliko dy herë skedarin e programit languageinterfacepack-x86-sq-al.exe ose languageinterfacepack-x64-sq-al.exe në diskun tënd të ngurtë për të nisur programin e instalimit.
  • Ndiq instruksionet në ekran për të përfunduar instalimin.
  • Sapo të instalohet, skedari Lexomë për paketën e ndërfaqes së gjuhës të Microsoft Office 2010 mund të gjendet në C:\Skedarët e programit\Skedarët e zakonshëm\Microsoft i përbashkuar\OFFICE14\LCID\LIPread.htm
  • Nuk mbështetet përmirësimi i Office 2007 me paketën e ndërfaqes së gjuhës të Office 2007 apo edicionit të mëparshëm të Office 2010 me paketën e ndërfaqes së gjuhës të Office 2010. Nëse dëshiron të përmirësosh instalimin bazë të Office 2007 në Office 2010 me paketën e ndërfaqes së gjuhës të Office 2010, duhet të:
    • Çinstalosh Office 2007 Language Interface Pack.
    • Ekzekutosh instalimin e Office 2010 dhe zgjedhësh opsionet e përmirësimit.
    • Kur të përfundojë instalimi i Office 2010, instalo dhe konfiguro Office 2010 Language Interface Pack.
    Nëse ke pengesa për të lexuar të gjithë kodin e instalimit në dialogun "Microsoft Office Activation Wizard" ose nëse i gjithë kodi i instalimit nuk afishohet si duhet kur përdor Microsoft® Office Language Interface Pack 2010, anulo ekspertin dhe kalo te produkti yt në anglisht për të aktivizuar produktin tënd të Microsoft Office.

Instruksionet për përdorim

Për të kaluar Ndërfaqen e përdoruesit në gjuhën e Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip, ndiq këta hapa:

  • Lësho Preferencat e gjuhës të Microsoft Office 2010 nga menyja Nis\Të gjitha programet\Microsoft Office\Veglat e Microsoft Office.
  • Nën Zgjidh gjuhët e afishimit dhe të ndihmës, nën Afisho gjuhën përzgjidh gjuhën e kërkuar dhe kliko në butonin Vendos si të parazgjedhur.  
  • Nën Zgjidh gjuhët e redaktimit, zgjidh gjuhën e kërkuar dhe kliko në butonin Vendos si të parazgjedhur.
  • Kliko butonin Në rregull.

Parametrat e gjuhës të cilat i ke përzgjedhur do të kenë efekt herën tjetër që do të nisësh aplikacionet e Office.

Udhëzime për të larguar Office 2010 në gjuhën shqipe

Ndiq këta hapa në edicionin e Windows XP Home ose atë Profesional:

  • Braktis të gjitha programet.
  • Kliko dy herë ikonën Shto ose largo programe në Panelin e kontrollit të Windows.
  • Kliko Microsoft Office Language Interface Pack 2010 në kutinë Programet e instaluara aktualisht pastaj kliko butonin Largo.
  • Ndiq instruksionet në ekran.

Ndiq këta hapa në Windows Vista ose Windows 7:

  • Braktis të gjitha programet.
  • Kliko dy herë ikonën Programe dhe tipare në Panelin e kontrollit të Windows.
  • Në opsionin Çinstalo ose ndrysho një program, Microsoft Office Language Interface Pack 2010– Shqip në kutinë Programet e instaluara aktualisht pastaj kliko opsionin Çinstalo.
  • Ndiq instruksionet në ekran.

Windows XP/Vista/7 dhe Office 2003/2007/2010 LIPs